Nis numërimi i votave në selinë e PD-së. 200 anëtarët e këshillit kombëtar që morën pjesë në votimin për kryesinë e re do të nxjerrin 20 fituesit.
Kryetari i këshillit të PD-së, Edi Paloka tha se mënyra elektronike e numërimit bëhet për herë të parë nga një parti në Shqipëri dhe premtoi se kur PD të vijë në pushtet do ta bëjë në të gjithë vendin.
“Është hera e parë që një votim brenda partisë të zhvillohet gjithçka e dixhitalizuar, cdo votë do të numërohet dhe pasqyrohet në ekran, që gjithsecili që është i interesuar të ndjekë procesin në transparencë të plotë.
Kjo është një provë, akt, që nesër kur të jemi në pushtet do ta shtrimë në të gjithë Shqipërinë” tha ai.