Këshilltari presidencial ukrainas dhe negociatori i bisedimeve të paqes, Mykhailo Podolyak ka deklaruar se arritja e një marrëveshjeje me Rusinë nuk është e besueshme dhe pushtimi mund të ndalet vetëm me forcë, shkruan The Guardian.
“Çdo marrëveshje me Rusinë nuk vlen asnjë qindarkë. A është e mundur të negociosh me një vend që gënjen gjithmonë në mënyrë cinike dhe propagandistike?
Rusia ka dëshmuar se është një vend barbar që kërcënon sigurinë botërore. Një barbar mund të ndalohet vetëm me forcë”, shkroi Podolyak në një mesazh në Twitter.
Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën pas ngecjes së bisedimeve të paqes. Kremlini tha në fillim të këtij muaji Ukraina nuk po tregonte gatishmëri për të vazhduar bisedimet e paqes, ndërsa zyrtarët në Kiev fajësuan Rusinë për mungesën e përparimit të negociatave të paqes.
Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Presidenti Vladimir Putin ishte i vetmi zyrtar rus me të cilin ishte i gatshëm të takohej për të diskutuar se si mund t’i jepnin fund luftës.