Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka shprehur gjithashtu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Me anë të një postimi në Facebook Nikolla është shprehur se Bujar Nishani i ka shërbyer vendit me përkushtim dhe do të kujtohet e respektohet gjithmonë nga qytetarët.
“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!
U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan Nikolla.
Bujar Nishani ka ndërruar jetë këtë të shtunë, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19.