Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Fushë-Arrëz. Një nënë së bashku me dy vajzat kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Bëhet fjalë për Sidorela Kola 19 vjeç, Emiljana Kola 15 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç.
Një prej vajzave ka qenë duke bërë dush dhe në atë moment nena dhe e motra kanë shkuar për ta ndihmuar, por fatkeqësisht humbën jetën.
I pranishëm raportohet se ka qenë edhe djali i familjes, i cili ka marrë lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.