Romeo Veshaj është pyetur në emisionin “Më lër të flas” se me cilën nga vajzat e showbizit ka flirtuar por ajo nuk i është përgjigjur. “Nuk ka ndodhur.
Të gjithave që u kam shkruar më kanë shkruar.”– u përgjigj aktori nuk mos thënë emra. Sakaq, i pyetur se pse i dha fund lidhjes së fundit Romeo tha thjesht se ‘Nuk ngjita, mos më pyesni më’.
Duke qenë se jemi te flirtet ajo që ka tërhequr vëmendje së fundmi ka qenë Efi, ish-konkurrentja e Për’puthen me disa postime në rrjetet sociale për Romeon.
Pasi përmbylli aventurën e saj në emisionin e dashurisë, bukuroshja 26-vjeçare po shijon mbrëmjet me miqtë e saj, veçanërisht, me Mikelën, Erionin dhe Samiun, me të cilët ka miqësi shumë të mirë.