Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shprehet se ndarja e parakohshme nga jeta e Bujar Nishanit i ka tronditur të gjithë. Në një postim në rrjetet sociale, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes.
“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie. Ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit Bujar Nishani na ka tronditur të gjithëve.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona” shkruan Bardhi.
Bujar Nishani ndërroi jetë sot në Gjermani, ku u dërgua disa javë më parë si pasojë e komplikacioneve që i la covid-19.