Të hënën, Komisioni i Etikës do të mblidhet për të diskutuar kërkesën e 14 deputetëve socialistë për përjashtimin e Gazment Bardhit nga punimet e Kuvendit për 1 muaj. Sipas kërkesës, ndëshkimi vjen pasi kreu i grupit të PD-së ofendoi kryeparlamentarin Niko Peleshi gjatë seancës plenare të 16 tetorit, duke ndërhyrë me tone agresive dhe përdorur fjalë të rënda fyese.
Përplasja e Bardhit çoi më pas në mbylljen e seancës plenare, dhe Komisioni do të shqyrtojë masën e propozuar të hënën në orën 09:30.









