-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtarja e BE-së nis peticionin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryesoret

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, të premten e 27 majit ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Schneeberger duke kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës ka thënë se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.

“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Ndërkaq, iniciativa e nisur në change.org, është përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Lunaçek, e ka quajtur iniciativë të rëndësishme nismën e Schneerberger.

“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajnë dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizituar shokët dhe familjet në BE”, ka thënë Lunaçek.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit