Një 57-vjeçare ka ndërruar jetën ditën e sotme në spitalin, pasi është përplasur nga një makinë në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një nga rrugët e Kamzës, ku 57-vjeçarja e shoqëruar nga një 20 vjeçare, po kalonin në rrugë kur janë përplasur.
Policia ka arrestuar 32-vjeçarin, si autor të ngjarjes, i cili ishte me shpejtësi të lartë dhe gjendja e dehur e tij.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– S. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
– E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.