Vendi ynë paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë gjithë ditës, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të territorit, më të fokusuara në veri–veriperëndim.
Në Maliq, disa zona janë përfshirë nga reshjet e breshërit duke dëmtuar të mbjellat e fermerëve.
Gjithashtu era e fortë këtë të dielë ka rrëzuar një pemë në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë.
Edhe në Elbasan, era ka rrëzuar pemë, ndërsa rrugët e qytetit janë mbuluar nga uji. Reshje të dendura shiu raportohen edhe në zonën e Krujës, Fushë-Krujës dhe Kurbinit. Nënkalimi në Fushë-Mamurras është bllokuar për qarkullimin e mjeteve të vogla për shkak të prurjeve të shumta të ujit.
Për ditën e nesërme priten kthjellime por sërish disa zona do jenë nën reshjet e vazhdueshme të shiut.