-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas vdekjes së babait, Hysni Gucati vjen në Kosovë për të vizituar familjen

Kryesoret

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i dënuar nga Gjykata Speciale me burg, ka ardhur të hënën në Kosovë për të vizituar familjen.

Kjo vizitë i është mundësuar pasi të premten e 27 majit i ka ndërruar jetë babai.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. Z.Gucati mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

Ndryshe, Avdullah Gucati, babai i ish-kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, u varros të shtunën, në prani të një numri të madh të qytetarëve, në fshatin Morinë të Skenderajt.

Hysni Gucati mungoi në ceremoninë e varrimit, por ditë më parë ishte për vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar që kishte babai i tij.

Gucati është shpallur fajtor për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale dhe është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim e dënim me gjobë prej 100 eurove./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit