Gjovalin Frroku 62-vjeç gardian në burgun e Shënkollit ndërroi jetë në detyrë. Pas rastit ka reaguar drejtori i këtij IEPV-je Leonard Mardoda që deklaron se Frroku nuk mori trajtim të specializuar, pasi kur ka mbaruar vizitën me mjekun nuk ka kërkuar që të largohet.
“Ka qenë ora 03:30 minuta, kur ai ka telefonuar specialistin e informacionit duke kërkuar ndihmë mjekësore pasi nuk ndihej mirë. Brenda 5 minutash, specialisti i informacionit, mjeku dhe ndihmës mjeku i kanë shkuar në ndihmë.
Mjeku që ka kryer viziten nuk ka konstatuar probleme shqetësuese për të cilin ai duhej zëvendësuar e për pasojë ai ka vijuar të qendroje në punë deri në orën 7:11 minuta dhe pasi ka dorëzuar punën, në orën 7:12 minuta është larguar.
Gjovalin Frroku është larguar bashkë me trupën tjetër të punës, por sërish është përkeqësuar dhe pasi është dërguar ne Spitalin e Lezhës është nisur me urgjencë drejt Tiranës, por ndërroi jetë” tha ai.
Sindikata deklaroi se mungesa e mjekut sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e ulëta dhe demotivimi në shërbim, po sjellin pasoja të rënda për këta punonjës.