Presidenti Ilir Meta ka organizuar një konferencë për shtyp ku ka dashur të sqarojë faktin që ministri grek Dendias është shprehur për se çështja e ujërave të përbashkët do të vazhdojë pasi Meta të iki nga Presidenca.
Ai është shprehur se nga ana e palës greke nuk është kërkuar një takim me të e aq më pak sqarimi i çështjes në Hagë.
“Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias nuk ka kërkuar një ballafaqim me mua. Nuk ëashtë paraqitur asnjë kërkesë për negocim nga ana e kryeministrit të Shqipërisë për çështjen e detit, në mënyrë të tillë që unë të jepja aprovimin.
Dua të sqaroj se Ministri i Jashtëm, zoti Bushati, përmes kërkesës, 13 shkurt 2018, paraqiti kërkesën për krijimin e grupit negociator. Pas paraqitjes së informacionit shtesë nga ministrit i jashtëm, Presidenti përmes aktit.” ka shprehur Meta