Autoritetet kroate kanë njoftuar se janë gjetur mbetjet e avionit që doli nga radarët një ditë më parë në Kroaci dhe 4 anëtarët e bordit kanë ndërruar jetë.
Kreu i ekipeve të mbrojtjes civile, Damir Trut, tha se “Sapo avioni u vu re nga lart (me drone), ekipet e kërkimit shkuan në skenë. Fatkeqësisht, është konfirmuar se të gjithë pasagjerët kanë vdekur.”
Trut nuk zbuloi kombësitë e viktimave të përplasjes. Televizioni i Shtetit HRT tha se ata përfshinin një qytetar zviceran, dy gjermanë dhe një qytetar kroat.
Avioni u zhduk këtë të diel në Kroaci, pak pasi u ngrit për fluturim drejt Gjermanisë. Aeroplani humbi kontaktet me kullën e vrojtimit në veri të Rakovicës.