-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po përhapet, OBSH: 257 raste të lisë së majmunëve

Kryesoret

257 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në botë dhe rreth 120 raste janë të dyshuara. Por fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë të vdekur. OBSH deklaroi se “situata po evoluon me shpejtësi” dhe se rastet pritet të rriten.

OBSH thekson se identifikimi i rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve që nuk kanë pasur  lidhje të drejtpërdrejta me një zonë endemike “është atipike” dhe një rast i lisë së majmunëve në një vend jo-endemik “konsiderohet një shpërthim”.

Shfaqja e papritur e njëkohshme në disa vende jo-endemike “tregon se mund të ketë pasur transmetim që nuk është pazbuluar për një periudhë kohe, ndërsa ngjarjet e fundit kanë përforcuar përhapjen e virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon tre veprimet e menjëhershme që duhen ndërmarrë: ofrimi i informacionit të saktë për ata që mund të jenë më të rrezikuar; ndalimi i përhapjes së mëtejshme midis grupeve të rrezikut dhe mbrojtja e punonjësve shëndetësorë në linjën e parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit