Pas pak do të mblidhet parlamenti për të djegur raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit me shumicë, 84 vota. Palët nuk arritën në konsensus dhe kështu, i hapet rruga Edi Ramës për në dy raundet e fundit të zgjedhë emrin që dëshiron në krye të shtetit. Deputeti Erion Braçe këtë e cilëson përgjegjësi të madhe.
“Na duhet një president, të cilin e pranon Shqipëria! Opozita i dha fund sot pergjegjesise per zgjedhjen e presidentit. Nga sot pergjegjesia eshte tek ne; Per kete, duhet te bejme gjithe perpjekjen per te zgjedhur nje president qe e pranon shoqeria, e pranon Shqiperia” tha ai.