-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha merr Metën në mbrojtje dhe sulmon Ahmetajn: Tigri i korrupsionit

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se iu ankua ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias për Ilir Metën, që sipas tij nuk i jep autorizimin për nisjen e bisedimeve për ta dërguar dosjen e kufirit detar në Hagë.

“Edi Rama ka paditur te ai (Nikos Dendias), presidentin e Republikës. Nuk e kam të vështirë të vendos epitete, por po sqaroj cdo shqiptar, se presidenti i cili duhet të japë autorizimin për fillimin e negociatave, pas të cilave cështja do të dërgohet në gjykatë. Edi Rama që padit atë, nuk i ka dërguar asnjë kërkesë.

Atëherë, një kryeministër që padit kreun e shtetit të vendit, që më refuzon autorizimin, kur nuk i ka kërkuar kërkesë, gjykojeni vetë se cfarë malli është. Nikos Dendias i ka përmendur atij shumë herë ca lidhje me Korfuzin, nuk i di ato, por di që akti i padisë së presidentit te një i huaj, përbën jë akt të ulët. Ai nuk mund të ankohej kurrë te ministri tjetër (i Greqisë) pa informuar shqiptarët. Cfarë shteti është ky?” pyeti Berisha.

Duke komentuar raportin e AKEP-it, Berisha kishte një akuzë edhe për Arben Ahmetajn. “Sipas qytetarit dixhital, ministri juaj, tigri i korrupsionit, njeriu që plaçkiti në 2010-11 bashkë me Zoton e inceneratorëve, 13 mln euro impulse, tani qytetari dixhital e denoncon se ky është de facto pronari i kompanisë së re “4iG”. Ju bëni gjithçka për pasurimin tuaj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit