-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2PO2: Këngëtarët fitojnë 15-20 mijë euro për një koncert

Kryesoret

Është diskutuar shpesh për shumën që marrin këngëtarët në një koncert. Jetesa e tyre luksoze, makinat më të fundit, veshjet më të shtrenjta i bëjnë njerëzit të dyshojnë se e gjithë kjo pasuri vjen vetëm prej koncerteve që ata bëjnë.

Kjo temë u diskutua në programin “Pressing” nga disa analistë ku i ftuar gjithashtu ishte dhe këngëtari i njohur Besnik Canolli ose ndryshe me emrin e artit 2po2.

Ata ishin të mendimit se fitimet që artistat marrin nëpër koncerte nuk janë të gjenerueshme dhe arsyeja pse kanë kaq shumë pasuri është se ata janë të lidhur me grupe kriminale dhe se në Kosovë nuk ka aq shumë pasuri.

Mirëpo këtë teori këngëtari e hodhi poshtë duke u shprehur se ka artista që marrin nga 15 deri në 20 mijë euro për një koncert duke i bërë kështu që të kenë mundësinë e të pasurit një jetë luksoze.

 “Një numër i caktuar janë të lidhur shumë me grupe kriminale. Shikoni luksin e tyre. Këngëtarët thonë se kanë koncerte. Gënjejnë. Nuk ka pasuri aq në Kosovë sa të kenë atë pasuri. Shikoni pasurinë e tyre. Shikoni udhëtimet e tyre. Janë të lidhura ngushtë me grupe kriminale. Një pjesë e këtyre shërbejnë si logjistikë e grupeve kriminale. Ajo pasuri të cilën ata e shfaqin nuk ka gjasa të gjenerohet prej atij aktiviteti komercial. Nuk ka teori. Nuk ka gjasa”, tha analisti.

Ndërsa reperi 2po2, iu përgjigj, “Ndoshta profesori nuk është në dijeni për fitimet e reperëve. Disa i marrin nga 15 deri në 20 mijë euro për një koncert”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit