Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, në përfundim të takimit me kryeministrin Edi Rama, lidhur me sigurinë energjitike theksoi se marrëveshja e nënshkruar sot mes Shqipërisë, SHBA-së dhe Greqisë do të forcojë ekonomitë këtyre vendeve.
“Ka dy marrëveshje shumë të mira. Që tregon se Shqipëria po luan një rol të madh në rajon. Mirëqënia shkon krah për krah. Qeveria shqiptare i kushton një rëndësi të veçantë energjisë. Trump ka qenë një mbeshtes i energjisë së rinovueshme. . Ndërkohë që flasim për fuqi rajonale dua të pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri Greqi. Ato ndajnë një bashkëpunim në rritje. Kur Shqipëria e Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton. SHBA mbështesin një rajon që është më i begatë. Mbështet vizonin e Trump për një dominancë energjetike. Jam i frymëzuar nga ajo që kemi arritur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku. Për të forcuar ekonomitë tona. Zoti ju begoftë”, tha ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle.
Nga na tjetër smbasadorja e SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka thënë se Shqipëria luan një rol në rritje në ndërlidhjen e Ballkanit.
Ambasadorja amerikane në Greqi: Firmosa me Ramën marrëveshje për gazin









