-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE-ja dhe Këshilli i Evropës mbështesin konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në Kosovë

Kryesoret

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, kanë dhënë mbështetjen e tyre për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kështu të paktën thonë zyrtarët nga BE-ja të cilët më 30 maj organizuan një tryezë diskutimi lidhur me themelimin e Fondit të Konfiskimit në Kosovë.

Ata shprehën mbështetjen e tyre për themelimin e fondit në fjalë, pasi sipas tyre pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme të cilët do të konfiskohen do të mund të shfrytëzohen për përfitime të shoqërisë kosovare.

“Ndonëse vlera e përgjithshme e pasurive të konfiskuara në Kosovë është margjinale, puna për themelimin e Fondit të Konfiskimit është një hap në drejtimin e duhur dhe një detyrim që buron nga Agjenda për Reforma Evropiane II e Kosovës”, ka thënë Jarmo Helppikangas, udhëheqës i Seksionit për Sundimin e Ligjit, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Ligjore në Zyrën e BE-së në Kosovë.

Muaj më parë Albanian Post, pati trajtuar temën e Byrosë për konfiskimin e pasurisë, me njohësit e çështjeve ligjore. Të cilët kishin argumentuar se Byroja në fjalë mund të shndërrohet në një organ politik, pasi sipas tyre zgjedhja e drejtorit të këtij institucioni do të bëhet me shumicë të thjeshtë të votave në Kuvend, e si rrjedhojë një gjë e tillë shkakton një nivel të ulët të objektivitetit.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, më 29 dhjetor të vitit të kaluar ka arritur ta miratoi Projektligjin për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, e cila të mërkurën e dy shkurtit me 7 vota pro dhe 2 abstenim kaloi edhe në Komisionin për Legjislacion.

Për Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Byroja në fjalë do të jetë në funksion dhe konsolidimit të shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit