-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çitaku kërkon llogari për Martin Berishaj: Qe 1 muaj heshtje shurdhuese rreth tij

Kryesoret

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar edhe një herë nga krerët e institucioneve kosovare që të mos e marrin në mbrojtje ambasadorin Martin Berishaj, por t’i hapin rrugën drejtësisë që sa më parë të zbardhet e vërteta e aferës në të cilën ai është përfshirë.

Sipas saj, kanë kaluar më shumë se një muaj që kur mediat sllovene kanë publikuar lajmin i cili përfshinte ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një skemë të dyshimtë të shpëlarjes së parave, transaksioneve të dyshimta, e me këtë rast, Çitaku ka ftuar presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti që të reagojnë politikisht dhe në mënyrë institucionale për shkarkimin e tij.

“Heshtja dhe mosveprimi politik institucional nga krerët e shtetit është marrje në mbrojtje, presidentja dhe kryeministri nuk janë as prokurorë e as gjyqtarë ata duhet të ndërmarrin hapa politik dhe institucional dhe ta kthejnë Berishajn nga detyra menjëherë duke hapur rrugë institucioneve të drejtësisë ta thonë fjalën e tyre”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit