Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që kanë tronditur Kamzën mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se automjetit tip “Audi Q7” të cilit i është vënë tritoli i përket biznesmenit Artan Lleshi.
Lleshi dyshohet se është përzier me grupe kriminale, dhe jetonte prej kohësh në Angli.
NJOFTIMI
“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”