Konferenca e Kryetarëve e mbledhur mesditën e sotme për të vendosur datën për raundin e katërt të Presidentit të ri ka nisur me debate të forta. Kryetari i grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj kërkoi që të mos diskutonte për pikën e parë të rendit të ditës, që ishte për datën e raundit të katërt, por për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike që kërkon Partia Demokratike. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj e ndërpreu disa herë duke shkëmbyer replika të forta. Por në fund, Felaj e lejoi që të vazhdonte duke theksuar se qëllimi i tij ishte “largimi nga seanca”.
Debati në komision
Alibeaj: Kemi interes vetëm për cështjen e tretë të rendit të ditës, ngritjen e komisionit për investimet strategjike.
Balla: Rendi i ditës është ky. Nëse nuk keni dëshirë të merrni pjesë, kjo nuk është cështje që na takon, është cështje e tij, rendi i ditës është ekskluzivitet i kryetarit të Kuvendit.
Alibeaj: Pse ke qejf që të abuzosh sa herë….
Felaj: Unë zbatoj rregulloren. Konferenca është mbledhur për vendosjen e datës për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të ri.
Alibeaj: Edhe mbledhjen e shkuar ka pasur një rend dite të miratuar nga zonja Nikolla, ka pasur edhe një tjetër urdhër për rend dite për veprimtarinë normale të kuvendit. Meqë e mora fjalën, tani ju keni kartonët. Ne kemi paraqitur një kërkesë për verifikimin e ligjit për investimet strategjike.
Felaj: Zoti Alibeaj…..
Alibeaj: Ju lutem, mos ma ndërpre fjalën
Felaj: Keni propozim për pikën e parë dhe të dytë të rendit të ditës.
Alibeaj: Më dëgjo atëherë. Zonjë kam bërë kërkesë, është në rend dite, për këtë ka interes.
Felaj: Jam e detyruar t’jua ndërpres fjalën
Alibeaj: Më jep të drejtën të shprehem.
Felaj: Duhet të caktojmë datën për raundin e katërt.
Alibeaj: Më lër kohën mos më ndërpre.
Felaj: Jam e detyruar të vij rendin.
Alibeaj: Moj se cfarë do të flas e di unë dhe jo ti..
Felaj: Rregullat i ka vendosur rregullorja dhe jo arroganca juaj, ju do të flisni për pikën e parë të rendit të ditës dhe jo të 26-tën. Ju morët fjalën dhe nuk keni asgjë për këtë pikë.
I hiqet fjala Enkelejd Alibeajt
Alibeaj: Zonjë ta mbaroj unë tani….
Felaj: Ju nuk po e respektoni, por vazhdoni, vazhdoni…sepse keni mirëkuptimin e anëtarëve të kësaj konference.
Alibeaj: Nuk duam mirëkuptim, por respektim të rregullores, mos më ndërhy.