Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i kërkoi opozitës që të mos bojkotojë raundin e katërt, ku PS pritet që të zgjedhë Presidentin e ri me 71 vota. Ai tha se me Sali Berishën nuk negociojnë kurrë.
“Nuk mund ta bëjmë pis emrin e presidentit të ri me përfshirjen në procesin e zgjedhjes së tij të këtij individi (Sali Berishës). Është politikë.
Nuk ka të bëjë me rregulloren. Unë dua të negocioj me këdo që ka orientim amerikan, me ata që janë kundër interesave të SHBA nuk negociojmë.
Opozita në normalitetin e politikës së vet mund ta ketë strategji dështimin e procesit të zgjedhjes së presidentit, pasi nëse dështon vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
Bojkot? Unë mendova se keni zënë mend nga bojkoti” tha Balla.
Taulant Balla kërkoi që raundi i katërt të zhvillohet ditën e shtunë në orën 18:00.