Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu akuzoi PD-në për përçarjen në procesin e negociatave për kreun e ri të shtetit. Me një gjuhë të ashpër, ai më shumë fajësoi opozitën sesa shumicën në këtë proces.
“Ju e arritët qëllimin tuaj që opozita të ishte e përçarë në këtë proces, që opozita të vinte në këtë stad që është. Kjo nuk është faji juaj, por i joni, që nuk arritëm që të kuptonim që duhet të ishim të unifikuar përballë shumicës.
Jemi në një pozicion absurd, ku ju vini të diskutoni për një datë të caktuar për datën për raundin e katërt, ku opozita është e panevojshme për shkak të asaj që ka përcaktuar Kushtetuta.
Opozita duhet të propozonte një apo kandidatë për t’i vendosur përballë PS-së, që ne të mos përfundojmë që të zgjedhim një president sa për të kaluar radhën.
Procesi u kthye tërësish anormal, pa fund dhe pa bazë. Për fat të keq gjetët një opozitë kashtë dhe koqe” tha ai.