Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani u nda nga jeta pak ditë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Ai ndërroi jetë parakohe në një nga spitalet e Gjermanisë, ku ndodhej i shtruar prej disa javësh.
Ndërkohë mësohet se trupi i tij do të mbërrijë në Shqipëri ditën e nesërme, dhe arkëmorti do të vendoset në sallën “Skënderbeu” te Presidenca, ku familjarët e tij do të presin vizitat dhe homazhet nga familhare, miq të Nishanit.
Ndërkohë ditën e enjte, nga ora 10-12, do të bëhen homazhet sipas protokollit të shtetit. Më pas arkëmorti do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.