Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka postuar një foto ku ka treguar se ka hedhur votën e saj për kreun e ri të PPE-së, që do të jetë Manfred Weber, i cili do të pasojë Donald Tusk.
“PPE ka dhënë mbështetjen e saj me konsensus për Manfred Weber i cili pritet të zgjidhet Presidenti i ri i saj.
Në këtë mënyrë, PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian.
Nesër votimi për 10 zëvendës presidentët dhe trezorierin e EPP,” ka shkruar ajo.