-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Invalidi ra nga tarraca, familja: Kompania “Eral Construction” e mbajti të pasiguruar

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e Maksim Debrovës i cili humbi jetën gjatë rikonstruktimit të një pallati.

Ai punonte në kompaninë, “Eral Construction” e cila merrej me rikonstruktimin e pallateve  në Kurbin.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e inxhinierit të kompanisë Mondi Turhani për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, por 48 orë më vonë ai u la i lirë me kërkese të prokurorit Arben Nika.

Në lidhje me rastin kanë nisur hetimet edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Ndërsa familjaret e 34-vjeçarit invalid që kishte dalë në punë për bukën e gojës kërkojnë drejtësi në lidhje me rastin.

Viktima mësohet se ishte babai i 3 fëmijëve, dhe invalid.

Sipas ISHP, punëtori invalid punonte në të zezë dhe nuk ishte regjistruar në asnjë subjekt, ndërsa bëhet me dije se pas përfundimit të veprimeve do të veprohet konform ligjit ndaj punëdhënësit që e kishte punësuar në të zezë

“Ikte në orën 06:00 të mëngjesit, vinte në 6 të darkës, e merrnin me makinë dhe e sillnin me makinë. Unë dua drejtësi, kompania të përgjigjet, unë kam 3 fëmijë, burri ishte invalid, nuk ikte vetë, nuk vinte vetë, ai nuk fliste dhe nuk dëgjonte, për shembull nuk i kuptonte, ‘ik këtu, ik atje’, shkonte ku ta merrnin. E merrte ai person në telefon i thoshte ‘nesër ke punë, këtë javë nuk kemi’, paguhej 20 mijë lekë se nuk na dilnin me 100 lekë që merr fëmija”, thotë gruaja e viktimës, Ergeta Debrova.

Banorët e zonës kërkojnë që institucionet të ushtrojnë kontrolle për kushtet e punës.

“Këto aksidente ndodhin për arsye se sipërmarrësit kanë afat për të mbaruar detyrën e punimeve. Punëtorët janë të pakënaqur se nuk i paguajnë ashtu siç është. Në këto kushte gjejnë punëtorë të ndryshme rrugëve, nuk duan t’ia dinë a është invalid, por vetëm sesi të kryejnë punën”, thotë një banor i Milotit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit