-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali në QSUT, KLSH: Manastirliu duhej ta anulonte koncesionin e Beqajt

Kryesoret

Edhe pse nga xhepat e shqiptarëve do të paguhen plot 100 milionë euro për koncesionarin, qytetarëve nuk u kryhen analizat edhe pse mund të paraqiten në gjendje të rëndë në QSUT.

Kjo situatë duket se ka ardhur pas abuzimeve me këtë koncesion, për të cilin edhe KLSH ka konstatuar shkelje të rënda. Kontrolli i Lartë i Shtetit shkon deri aty, sa i kërkon qeverisë që të marrë masa për ndërprerjen e kontratës me kompaninë private të laboratorëve.

Administrata e QSUT-së ka njoftuar mjekët që të mos kryejnë analiza, pasi është arritur limiti maksimal i numrit të tyre, referuar kontratës me kompaninë koncensionare “Laboratory Networks”.

Procedura për koncesionin e laboratorëve nisi nga Ilir Beqja dhe përfundoi nga Ogerta Manastirliu.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkoi anulimin e këtij koncesioni, pasi bashkimi i operatorëve që fitoi koncesionin, nuk plotësonte disa kritere të rëndësishme në momentin e konkurrimit.

Konsulenti ndërkombëtar, që asistoi procedurat, konstatoi se disa kompani përfituese të kontratës me seli në zona “offshore”, gjendeshin nën hetim nga autoritetet spanjolle.

Gjithashtu, një prej kompanive fituese të koncesionit, francezja “Exalab”, nuk krijonte garanci për realizimin e testimeve të nevojshme, sipas kushteve të kontratës.

Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se koncesioni zotërohet në 75 përqind të saj nga biznesmeni Janis Karathanos, shkruan syri.net.

Kontrolli absolut mbi kontratën koncesionare është në kundërshtim me përcaktimet ligjore mbi procedurat e Partneritetit Publik-Privat, shprehen audituesit shtetërorë në raport.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se Ministria e Shëndetësisë duhej të kishte eliminuar që në fazën e parë bashkimin e kompanive të mbledhura në shoqërinë “Laboratory Networks”.

Por, meqenëse kontrata tashmë është nënshkruar, KLSH i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë që të bashkëpunojë me Avokaturën e Shtetit dhe të informojë Ministrinë e Financave për problematikat, si edhe të nisë procedurën e zgjidhjes e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit