-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: S’mund të flasim shumë për afganët në Kosovë edhe pse marrim pyetje

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është deklaruar për refugjatët afganë që vazhdojnë të jenë në Kosovë për të kryer procedurat e nevojshme të sigurisë dhe vettingut.

Ai tha se ka pranuar shumë pyetje për këtë çështje, por tha se institucionet e Kosovës si bartëse të këtij procesi nuk mund të zbulojnë privatësinë e qytetarëve të vendosur në kampet e vendit, derisa njoftoi se një grup i tyre janë në janë duke qëndruar në kampin Liya dhe pas procedurave do të dërgohen në shtete të tjera.

“Me vëmendje kam përcjellë raportet dhe deklarimet e fundit lidhur me qëndrimin e qytetarëve afganë në Kosovë dhe për këtë çështje kemi pranuar pyetje nga shumë mediume vendore dhe jo vetëm. Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Punëve të Brendshme, bartës të këtij procesi, jemi jashtëzakonisht të lumtur që në partneritet të ngushtë me ShBA-të mundësuam pritjen dhe mbrojtjen e përkohshme të qytetarëve afganë të evakuuar nga vendi i tyre. Si institucione të Republikës së Kosovës mbesim të përkushtuar maksimalisht që të ofrojmë siguri, mirëqenie e mbi të gjitha të ruajmë privatësinë e qytetarëve të vendosur në kampet tona”.

Në lidhje me këtë, Sveçla tha se ne nuk mund dhe nuk do të komentojnë asnjë rast individualisht.

“Që nga fillimi i këtij procesi kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me aleatët tanë, ShBA-të, përfshirë këtu edhe për statusin e qytetarëve të vendosur në kampin Liya. Siç kemi njoftuar në vazhdimësi, shumica e qytetarëve afganë të strehuar përkohësisht në vendin tonë kanë kaluar me sukses proceset e sigurisë dhe vetingut. Si rezultat i këtij procesi, rreth 600 qytetarë afganë kanë udhëtuar drejt ShBA-ve për të vazhduar një jetë të re dhe për këtë jemi shumë të kënaqur”.

Ministri i Brendshëm gjithashtu njoftoi se SHBA-ja aktualisht janë duke punuar me përkushtim të madh që të plotësojë të gjitha kërkesat që lidhen me sigurinë, shëndetin dhe akomodimin e një numri të vogël të qytetarëve afganë të cilët ende janë duke qëndruar në kampin Liya.

“Qytetarët afganë do të vazhdojnë të largohen në drejtim të ShBA-ve pasi të përfundojnë procedurat e sigurisë dhe vetingut e gjithashtu pas plotësimit të kërkesave shëndetësore dhe imunizimit të nevojshëm për të hyrë në ShBA. Po ashtu, ata të cilët nuk do të kalojnë procesin e vetingut, ShBA-të do të kujdesen që t’i akomodojnë në shtetet e treta”.

Ditëve në vijim grupi i radhës i qytetarëve do të niset për jetë të re në SHBA.

Sveçla shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka asnjë dyshim në zbatimin e marrëveshjeve dhe bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA dhe do të bëjmë çfarëdo që është e mundur që të lehtësojnë këtë proces dhe gjithashtu të avancojnë marrëdhëniet me SHBA./Gazeta Express/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit