Në datë 4 qershor ora 18:00 do të zhvillohet raundi i katërt për presidentin e ri.
Në këtë raund emri i kreut të shtetit mund të zgjidhet me 71 vota, pasi tre raundet e para ishin me 84, ku nuk pati konsensus.
Të premten në 17:00 Edi Rama do të mbledhë Kryesinë për të caktuar emrin, ndërsa një ditë më pas pritet që të votohet në Kuvend.