-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta i jep lamtumirën Nishanit

Kryesoret

Pamjet që shihni vijnë nga ambientet e Presidencës, atje ku po mbahen homazhe në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta ditën e shtunë në një spital në Gjermani.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Presidenca, bashkëshortja e Nishanit, Odeta, bashkë me dy fëmijët e tyre, Fiona dhe Ersi, presin ngushëllime të pikëlluar për ndarjen nga jeta të të dashurit të tyre.

Ilir Meta shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme të ish-presidentit Nishani.
“Ngushëllime familjes për këtë ndarje të dhimbshme dhe të parakohshme të Bujar Nishanit nga jeta.
Ai ishte politikan dhe shtetar serioz, që në cdo detyrë shkëlqeu me korrektësinë e tij, integritetin e tij dhe konstruktivitetin në cdo detyrë. Ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar dhe publik. La pas një trashëgimi pozitive dhe kujtim të paharruar” tha ai.

Bujar Nishani ndërroi jetë teksa po kurohej në spitalin e Berlinit. Shendeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka shkaktoi vdekjen.

Pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit