Ende nuk ka asnjë të arrestuar për tritolin që iu vendos makinës tip “Audi” të Ermal Kasës në Vlorë.
Por policia ka në dorë kamerat e sigurisë që kanë kapur autorët dhe momentin kur afrohen për të vendosur eksplozivin në orët e para të mëngjesit të datës 30 maj në lagjen ‘Pavarësia’.
Nga shpërthimi fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ermal Kasa deklaroi se nuk ka konflikte.
Ai punon si financier i kazinosë së një resorti.