Pas arrestimit të drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhongës, juristes së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj dhe noterit Aleko Anagnostit, janë arrestuar gjithashtu edhe persona të tjerë.
Dyshohet se ata kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 10 mijë metra katror tokë, e cila më parë shërbente si lulishte, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.
Në pranga kanë rënë edhe personat që kanë përfituar nga ky tjetërsim pronash, të cilët janë Fredi Mërkurin, Valter Llomin dhe Argonida Canaj.
Toka ndodhet në zonën e kanalit të Cukës në Ksamil dhe ata akuzohen për falsifikim dokumentesh.