-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama shpall zi kombëtare për Nishanin

Kryesoret

Qeveria ka shpallur të enjten ditë zie kombëtare në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, që u nda nga jeta të shtunën në Gjermani. Ceremonia zyrtare e homazheve do të zhvillohet nesër në Presidencë dhe më pas Nishani do të përcillet në banesën e fundit.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017. Ai ishte presidenti i gjashtë i Shqipërisë.

VENDIMI

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Qershor 2022:

V E N D I M
PËR

SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, Z. BUJAR NISHANI, ISH-PRESIDENT, ISH-MINISTËR DHE ISH-DEPUTET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe në vijim të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 2.6.2022, në nderim të të ndjerit, z. Bujar Nishani, ish-President i Republikës së Shqipërisë, ish-ministër dhe ish-deputet.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.

4. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit