Deputetja e PD-së, Ina Zhupa i kërkon Presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin për fondacionin e Butrintit, që merr kontrollin e parkut.
Anëtarja e re e Kryesisë së PD-së së Sali Berishës, ka paraqitur argumentet se përse sipas saj “dhënia me koncesion e Butrintit nuk duhet të marrë firmën e Presidentit”.
“I kërkoj presidentit të mos e dekretojë. Ligji rrezikon historinë shqiptare dhe identitetin shqiptar” tha Zhupa ndër të tjera.