-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në krye të PD-së, Italia kundër SHBA-së: Mos ndërhyni

Kryesoret

Ambasadori italian Fabrizio Bucci është i mendimit se ndërkombëtarët nuk duhet të ndërhyjnë në rikthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Ai tha në Euronews se janë votuesit ata që vendosin se kush do të jetë lideri i tyre, sidoqoftë nuk nguroi të sugjeronte se duheshin marrë në konsideratë politikanët e rinj.

“Ne nuk mund të ndërhyjmë, ne si Itali, ne si ndërkombëtarë mendoj, se është mjaft delikate të ndërhysh në dinamikat e brendshme të një partie.

Ajo që mund të them, nga një këndvështrim më i përgjithshëm sa i takon opozitës, është se në gjirin e saj ka mjaft politikanë të rinj, të zotë, të aftë, mendoj se ky është pikërisht momenti kur të shohim drejt së ardhmes,” – u shpreh ambasadori.

Në fund të përgjigjes së tij Bucci solli në vëmendje dhe një shprehje të Alcide de Gasperi që ka qenë një ndër kryeministrat e shquar të Italisë.

“Politikanët mendojnë gjithmonë për zgjedhjet e ardhshme. Burrat e shtetit mendojnë për brezat e ardhshëm”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit