Sot rreth mesditës në parkingun e një ndërtese në lagjen “Emshir” në Prishtinë u gjet i vdekur Nzami Grabovci që është nipi i Adem Grabovcit. Ai u gjet brenda veturës së tij BMË X5, e cila ndodhej në parkingun nëntokësor të ndërtesës.
Dëshmitarët kanë dëgjuar një krismë të armës kur është shkrepur, ndërsa policia e ka konfirmuar se viktima është 50 vjeçar dhe se dyshime e para janë se ka bërë vetëvrasje. Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.