Një ngjarje si në filma ka ndodhur në Vermosh. Dy të moshuar janë grabitur dhe janë plaçkitur në shtëpinë e tyre gjatë natës.
Mësohet se të moshuarit janë lidhur para se të autorët të grabisnin sendet e tyre me vlerë. Tom Tinaj dhe bashkëshortja e tij jetonin në qendër të Vermoshit.
Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se kanë karamboluar automjetin e tyre dhe ne Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.
Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.