-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Strasburgu rrëzon Becchettin për frekuencat

Kryesoret

Gjykata e Strasburgut rrëzoi biznesmenin italian Francesco Becchetti lidhur me padinë që bëri kundër shtetit shqiptar pasi televizioni i tij në 2013 nuk mundi të marrë pjesë në një garë ku do shpërndaheshin disa licenca kombëtare digjitale.

Ai pretendonte se Agon Channel ishte penguar nga Autoriteti i Mediave Audiovizove për të marrë pjesë. Agon Channel është ankuar në AMA në vitin 2014 por letra është zhdukur.

Në vitin 2015 AMA zhvillon sërish konkursin dhe fton 5 transmetues kombëtar duke mos e njoftuar Agon Channel, i cili ridërgon letrën ankesë por nuk merr një përgjigje.

Qeveria shqiptare në këtë seancë ka kërkuar rrëzimin e ankimit të Becchettit me argumentin se nuk ishin ezauruar shkallët e gjyqësorit ne Shqipëri.

Pasi ka shqyrtuar dosjen gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë shtetit shqiptar duke sqaruar se Francesco Becchetti duhet ta kishte dërguar çështjen fillimisht në gjykatën Administrative.

Kjo do t’i jepte mundësi sistemit shqiptar të rregullonte vendimin e AMA-s të cilin Becchetti e cilëson si të padrejtë. Më këtë vendim shteti shqiptar shmang një tjetër konflikt me Francesco Becchettin.

Biznesmeni italian ka fituar një gjyq në arbitrazh duke i kushtuar shtetit shqiptar rreth 110 milionë euro, pikërisht për mënyrën si u mbyll Agon Channel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit