Një nënë 37-vjeçare, Josy Peukert ka sjellë në jetë djalin e saj në Oqeanin Paqësor.
Ajo ka shpërndarë një video në Instagram duke lindur, e cila është bërë virale.
Josy Peukert dhe partneri i saj, Benni Cornelius kanë shkuar me makinë në plazh në mënyrë që ajo të mund të lindte fëmijën e saj në bregdetin e Playa Majagual, Nikaragua.
Videoja e valëve që përplasen në shpinën e saj ndërsa ajo përpëlitej nga dhimbja përmes kontraktimeve është parë mbi 200,000 herë.
“Valët kishin të njëjtin ritëm si kontraktimet, kjo rrjedhë e qetë më bëri të ndihem shumë mirë”, tha Josy.
Duke shpjeguar vendimin e saj, Josy tha: Kam pasur këtë ide në kokën time, doja të lindja në oqean dhe sepse kushtet ishin të përshtatshme atë ditë, kjo ishte ajo që bëra.