Një shqiptar përfundoi në pranga pasi akuzohet se sulmoi një klient një lokal në Trento, të cilin e grabiti dhe e dëmtoi fizikisht.
Ngjarja ndodhi në fund të Majit, por vetëm tani u bë e mundur arrestimi i tij.
Sipas mediave italiane, më 26 Maj, shqiptari sulmoi një klient në një lokal në jug të Trentos duke i kafshuar veshin për 50 Euro.
Por jo vetëm kaq. Ai i futi dhe duar në fyt klientit duke e lënë pa ndjenja. Më pas e goditi me grushta në kokë e fytyrë, ndërkohë që ai nuk ishte në gjendje të mbrohej.
U desh ndërhyrja e banakierit dhe personave të tjerë për të ndalur dhunën. Pas kësaj, shqiptari u arratis. Shkaku i këtij sulmi mbetet i paqartë.