Një trup është gjetur në zonën e Fushë-Kuqit të Kurbini rreth 2 muaj më parë.
Ditën e sotme është njoftuar nga ekspertiza mjeko-ligjore që eshtrat i përkasin Mariglen Gjonajt.
Marigleni ishte një 16-vjeçar nga Mamurrasi, dhe në momentin e zhdukjes ai ka pasur në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra.
Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, ka shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj 2015. Por ai nuk u kthye në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka vuri në alarm familjen e tij.