Nga nesër do rihapet Kopsht i ri Zoologjik, për të gjithë fëmijët e Tiranës, i cili do të ketë shumëllojshmëri kafshësh.
Si rrjedhojë do të ndryshojë edhe trafiku. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë gjitha masat e nevojshme.
Më konkretisht, duke nisur nga kjo e shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”.
Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor.
Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë.