-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rivali i Vuçiç: Putin do ta bëjë Serbinë, Sirinë ballkanike

Kryesoret

Kryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes (SPO), Vuk Drashkoviq, i tha “H1” se Serbia duhet të distancohet nga Rusia dhe Putini, ose siç tha ai do të bëhet “Venezuela ose Siria ballkanike”.

Ai u shpreh se duhet të shkohet në anën e qytetëruar të botës.

Duhet të shkojmë në anën e qytetëruar të botës dhe një ditë Rusia do të kthehet, kur e keqja të ketë mbaruar, kur njerëz të rinj të udhëheqin Rusinë dhe ajo do të kthehet në anën e qytetëruar të botës”, tha ai.

Ai tha se është shqetësuese që shumica e serbëve janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë.

“Është një fakt alarmant, 80 për qind e qytetarëve serbë janë kundër çdo sanksioni, kundër regjimit të Kremlinit.

Këta janë njerëz që mbështesin agresionin e Putinit kundër Ukrainës, duke e mbështjellë atë me vëllazëri historike dhe besnikëri ndaj popullit rus”, tha Drashkoviqi.

Mirëpo, ai tha se nuk është e vështirë të shpjegohen arsyet e një qëndrimi të tillë të qytetarëve serb, shkruan Danas, transmeton Klankosova.

“Putini shpalli agresionin kundër Ukrainës me fjalët se Ukraina është një gabim historik, një shtet i rremë që nuk duhet të ekzistojë.

Para deklaratës së Putinit, propaganda e KGB-së, UDB-së serbo-ruse, përsëriste pa pushim këtu se BeH është shtet fals, se Kosova është shtet fals, se Mali i Zi është gabim historik.

Këta njerëz nuk janë për evropianizimin e Ballkanit, ata janë për Putinizimin e Ballkanit”, theksoi Drashkoviqi,

Tutje, i pyetur se pse Ballkani është kaq interesant për fuqitë e mëdha, si ato në lindje, ashtu edhe në perëndim, Drashkoviqi tha se ai ishte duke folur për një “qasje civilizuese”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit