Pika e kalimit kufitar të Kapshticës po shkakton shqetësim për shqiptarët dhe emigrantët që udhëtojnë drejt Greqisë.
Sipas udhëtarëve, pritjet shpesh tejkalojnë dy orë për shkak të numrit të reduktuar të sporteleve në doganën greke dhe vështirësive të sistemit të ri për vendet Shengen.
Radhët shtrihen deri në kufirin shqiptar, ndërsa autoritetet nga të dyja palët kanë diskutuar më parë për këtë situatë, por ende nuk është gjetur një zgjidhje konkrete.
Për këtë arsye, udhëtarët duhet të planifikojnë më shumë kohë për të kaluar kufirin.









