-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shteti që nuk merret asnjëherë seriozisht

Kryesoret

Nga Romeo Gurakuqi

Sikurse të gjithë e dinim, nuk do të ketë asnjë surprizë dhe asnjë shpresë për naltësimin e institucionit të Kreut të ri të Shtetit dhe krijimin e premisave për modelim të ri të formateve udhëheqëse të Shqipnisë.

Një ditë para se makinat elektronike të kryejnë veprimet formale në sallën e mbushur me të bindur, të verbër, të përkulur dhe të varur nga Forcat Udhëheqëse të Organizatave, publiku në Shqipëri nuk ka një profil mbi Garantin e Ardhshëm të Unitetit të Kombit, Laicitetit dhe Drejtesise Ndershqiptare.

Në Fletoren Themeltare të kthyer në një dokument të lënë mënjanë dhe harruar, thuhet se jemi Republikë Parlamentare me spikatje të asambleare, por ky është shembulli ma kuptimplotë se Republika jonë e ngratë nuk është aspak e tillë. Jo vetëm sovrani është i pakonsultuar dhe i painformuar, por edhe Parlamenti, Këshilli i Ministrave, Kabineti i ngushtë kryeministror, Grupet Parlamentare, nuk kanë asgjë të regjistruar në proces-verbalet e mbledhjeve, siç e kërkon rregulli i një shteti serioz. Fletorja është leckosur aq shumë sa nuk pengon zaptuesit e zyrës kryesore ekzekutive të bëjnë çfarë t’u teket. Shkelja e saj me dy kembe nuk i ben pershtypje me askujt.

Ky është shteti informal i kryeministrave të kthyer në sovranë pa kunorë, që replikohen prej dekadash dhe nxjerrin nga hiçi e vendosin në maje, pothuajse çdo herë noterin e tyre dekorativ.

Ky është pra shteti që nuk merret asnjëherë seriozisht nga askush, edhe kur i vjen radha të drejtojë OSBE ose Këshillin e Sigurimit. Ekstravangantët e tij mund t’i vendosin sa të duan këmbët mbi tavolinat ndërkombëtare, por mbetën përherë thjeshtë batutaxhinj, që enden nepër kancelari pa asnjë plan rimëkembjeje nga e mbara për vendin e tyre, asnjë reformë demokratizuese dhe qytetnuese.

Të gjithë presin sot me ankth mbërritjen e avjonit nga New Yorku që do sjellë Diktatorin e Ndritur që përhap kaos, liri dhe tallava, Ndërtuesin e Stadiumeve me Kulla në qendrat e mbrojtuna historike, Rrënuesin e Teatrove Antike, Groposësin e Porteve Romake, Betonuesin e Mureve Helenistike, Shfarosësin e Parqeve dhe Plazheve, Tower Builder-in Skenderbegian, të shpalosë andrrën e tij të fundit, gjykimin e tij të epërm, të realizuem naten e madhe me shkreptima rrëze Dajtit.

Si fillim ai ka urdhnuar again e Grupit Parlamentar të hedhë ca emra pronaresh liçencash hidrocentalesh malore dhe prokurorësh të diktaturës, ndërkohë që mendjen e ka tek modeli i lënë prapa hekurave, që e end përherë në gjetjen e surprizave në Verilindje, mbasi në asnjë rast këta individe, ose nuk njohin prapaskenën e Shqipnisë, ose nuk do t’i nxjerrin asnjë telashe në vijimësinë e tij zaptuese të Tiranës shtetnore, ose do jenë zgjatime manikin-e lehtësisht të komandueshëm dhe përjetësisht të nderuem në ceremonialin shtetëror.

Ndërkohë, Opozita e tregoi qartë se është pa një plan, e përçarë, e pandriçuar, dritëshkurtër, me frekuencë të cunguar, me dozim meskiniteti dhe egërsie, përherë në gjysmakëri dhe larg pritshmërive publike për rikthim në binarët e një Shtëpie të Mirëfilltë të Lirisë dhe Tradicionalizmit.

A po lozin të gjithë të Mëdhenjtë një lojë të tyren personale për ruajtjen e status quo-së së kënetës politike dhe institucionale të krijueme? Prova nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë, por analiza e rezultateve finale këtu të shpie: tek një lojë shahu mes kontrollorëve të Shqipnisë, politikisht, institucionalisht, financiarisht dhe territorialisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit