Beatrix Ramosaj ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për rikthimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Në një intervistë që ka dhënë për mediat në Kosovë, Trixa tha se iu uron lumturi.
“Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëqoftëse ata kane gjetur lumturinë, atëherë dhe unë jua uroj”, tha ajo për ribashkimin e tyre. E pyetur nëse është penduar për gjërat që ka kaluar në shtëpinë e famshme, këngëtarja tha: “Jo nuk jam pishman.
Nuk ka asgjë për të qenë pishman. Nëse do ta ktheja kohën pas do t’i thosha vetes që të mos kishte aq shumë frikë dhe mbase ta shijoja më shumë si eksperiencë.“, tregoi Trixa.