-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia shkel rregullat në Rrugën e Arbrit, ndëshkohen dy punonjës

Kryesoret

Policia e Dibrës ka nisur hetimin pas një videoje që qarkullon në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke kryer një parakalim të rrezikshëm brenda një tuneli në Rrugën e Arbrit.

Pas verifikimit të kamerave, është identifikuar drejtuesi i automjetit, Inspektori D.D. nga Komisariati i Policisë Bulqizë. Për shkeljen, Policia Rrugore ka vendosur një gjobë prej 40,000 lekë dhe ka zbritur 15 pikë nga leja e drejtimit të Inspektorit.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një hetim disiplinor ndaj Inspektorit D.D. dhe Shefit të Komisariatit të Bulqizës, Kryekomisarit E.P., për shkelje të rënda të rregullave dhe për rrezikimin e jetës së qytetarëve.

Policia ka ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e saj dhe ka garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit