“Edi Ramës i duhej opozita për fasadë”. Kështu është shprehur kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit të ri të ri të Republikës, pasi ai dhe mbështetësit e tij nuk u bënë pjesë e procesit.
Enkelejd Alibeaj sqaron se Grupi i PD vendosi të mos marrë pjesë në seancën e sotme pasi nuk mund të “shndërrohej në garniturë të pjatës së servirur nga Edi Rama”.